top of page

KF “Flamurtari” nga fshati Debresh shpallet kampion i ligës komunale të Gostivarit


11329969_10153317203757402_3435209680358838653_n.jpg

Kampion i ligës komunale në regjionin e Gostivarit për sezonin 2014 / 2015 është shpallur klubi i futbollit “Flamurtari”, nga fshati Debresh. Në krye të tabelës me plotë meritë është gjendur klubi i fshatit Debresh duke arritur suksesin me gjithsej 24 pikë të grumbulluara, edhe atë me 7 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje.

“Mungesa e pjesëmarrjes në sezonin e kaluar na dha një hapësirë kohore të mjaftueshme për tu përgatitur për sezonin 2014/2015, me çka ekipit ju bashkëngjitën edhe 4 lojtarë që më parë ishin pjesë e skuadrave të ligës së parë dhe të dytë të Maqedonisë. Gjithë kjo me një bashkëpunim të përbashkët të lojatareve dhe kryesisë së klubit solli që klubi Flamurtari të shpallet kampion i ligës komunale të Gostivarit dhe pjesëmarrës i ri i ligës së tretë perëndimore. Shpresojmë që ky klub të vazhdojë edhe më tutje me suksese në futboll”, tha për Radio Vala, kryetari i klubit Flamur Havziu.


© FC Flamurtari 2015. All rights reserved.

GET MORE FROM THE TEAM:

  • YouTube - White Circle
  • Facebook Clean
  • White Google+ Icon
bottom of page