Në bazë të rezultateve të arritura në katër ndeshjet e zhvilluara skuadra e Flamurtarit të Debreshit është më afër titullit të kampionit vjeshtor .
Kampionati në Ligën e komunale të Gostivarit ka vazhduar me ndeshjet e javës së katërt të sezonit vjeshtor. Në xhiron e katërt në tre ndeshje të zhvilluara fitore kanë shënuar vetëm skuadrat vendase Proleteri ka shënuara fitore të thellë kundër ekipit Rinia të Negotinës, ndërsa Besa e Dobridollit ka shënuar fitore të ngushtë kundër ekipit Slloga 3-2 si dhe Flamurtari i Debreshit ka shënuar fitore kundër Shkëndijës së Vërtokut 3-1. Në bazë të rezultateve të arritura në katër ndeshjet e zhvilluara skuadra e Flamurtarit të Debreshit është më afër titullit të kampionit vjeshtor . Rezultatet e xhiros së katërt: Proleteri – Rinia 3-0 Besa – Slloga 3-2 Flamurtari – Shkëndija 3-1 Pas javës së katërt të sezonit vjeshtor tabelën e kryeson Flamurtari i Debreshit me 10 pikë para Proleterit që ka 9 pikë dhe Shkëndijës me 6 pikë, pasojnë Besa me 6 pikë, Slloga me 4 pikë dhe Rinia e Negotinës me 0 pikë.
Ndeshjet e xhiros së pestë dhe të fundit ku do të përcaktohet edhe kampioni vjeshtor do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën dhe takohen: Rinia – Slloga Shkëndija – Proleteri Besa – Flamurtari